29 Prill 2024

Serbët ndalojnë konvojin e KFOR-it në Zupq

Prishtinë, 17 nëntor - Serbët e veriut kanë ndaluar rreth mesnate te barrikada në fshatin Zupq një konvoj të KFOR-it që qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.

Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se pas verifikimit të konvojit dhe një bisede mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe kryetarit paralel të komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, që ka zgjatur rreth gjysmë ore, konvoji është lejuar të vazhdojë rrugën për në Bërnjak.

“Pas arritjes së konvojit të KFOR-it në Zupq, është aktivizuar sirena dhe pas kësaj është rritur numri i serbëve te kjo barrikadë, ndërkohë që prezencë e shtuar të qytetarëve serbë është vërejtur edhe në barrikadat tjera si në Jegenicë, Rudare dhe Leposaviq”, kanë thënë burimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)