05 Maj 2024

Serbët më të armatosurit në rajon

Beograd, 3 tetor - Serbia konsiderohet si vendi më i armatosur duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit, por edhe ato në botë. Sipas një studimi të Qendrës për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Evropën Lindore dhe Juglindore (SEESAC), në Serbi janë regjistruar mbi 1.2 milion armë.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, 45 mijë armë të kalibrave të ndryshëm janë të regjistruara në pronësi të 3.300 personave juridik, ndërsa 96 për qind e armëve të tjera janë në pronësi të mbi 600 mijë qytetarëve.

Nga ana tjetër, studimi zbulon se në Serbi ka rreth 1 milion armë ilegale, dhe kjo e rendit këtë shtet si vendin me numër më të madh të armëve ilegale.

Sipas SEESAC, në çdo 100 banorë në Serbi janë të regjistruar 38 armë, dhe kjo shifër është një armë më pak se Iraku. Para Serbisë qëndron SHBA, Jemeni, Finlanda dhe Zvicra.

Por, mediat kanë raportuar se numri duhet të jetë edhe më i lartë, përfshirë edhe rrjetet e trafikut të armëve që funksionojnë në Serbi dhe kryejnë trafikimin jashtë vendit, kryesisht në vendet afrikane.

Të gjitha armët janë pjesë të mbetura të Armatës ish-jugosllave, duke pasur parasysh se Serbia ishte qendra e depove të forcave ushtarako-policore në ish-Jugosllavi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)