28 Prill 2024

Serbët më rrugë tjera alternative për Serbi

Mitrovicë, 24 shtator - Rruga alternative e hapur nga serbët përskaj pikës kufitare numër 1 në Jarinë, sipas Policisë së Kosovës po përdoret për këmbësorë dhe makina të vogla.

Serbët kanë hapur afër pikës kufitare që kontrollohet nga trupat e KFOR-it në veri të vendit, një rrugë alternative për të mundësuar qarkullimin për në Serbi.

“KFOR-i ka mbyllur njërin nga kalimet kufitare afër portës 1, por serbët kanë tentuar ta rihapin një pikë tjetër për kalim për makina të vogla dhe këmbësorë”, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Zyrtarët e KFOR-it kanë thënë, një ditë më parë, se janë duke kërkuar zgjidhje për këtë problem.

Situata e sigurisë në veri, sipas policisë, vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar.

Deri tash nuk është hequr asnjëra nga bllokadat rrugore, të cilat janë vendosur në gjashtë pika të ndryshme duke pamundësuar, kështu, qarkullimin e automjeteve nga jugu në veri të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)