28 Prill 2024

Serbët kthejnë mbrapsht konvojin e KFOR-it

Mitrovicë, 4 tetor - Ekstremistë serbë, të ashtuquajtur pjesëtarë të Njësisë Territoriale Civile në veri, të vendosur në tendën afër barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, kanë kthyer mbrapsht të martën paradite një konvoj të KFOR-it, duke mos lejuar kështu qarkullimin e tyre në veri.

Burime kanë bërë të ditur se disa persona kanë dalë në mes të rrugës dhe nuk kanë lejuar konvojin e KFOR-it të qarkullojë nga Suhodolli në drejtim të urës kryesore.

“Një situatë e ngjashme ka ndodhë edhe më vonë kur një automjet i EULEX-it që vinte nga Lagja e Boshnjakëve në drejtim të urës, për t’u kthyer pastaj nga ana e Zveqanit, është ndaluar afër urës dhe është detyruar të kthehet mbrapsht”, kanë thënë burimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)