04 Maj 2024

Serbët heqin barrikadën në Jagnjenicë

Mitrovicë, 5 dhjetor - Serbët kanë filluar sot pak para orës 11:30 të largojnë me buldozerë barrikadën në vendin e quajtur Jagnjenicë, në rrugën Zveçan- Zubin Potok.

Barrikada që bllokonte rrugën Jagenice- Zvecan- Zubin Potok po hiqet pas një marreveshjeje qe duket se eshte arritur mes serbeve lokale te kesaj ane ne veri te Kosoves dhe KFOR-it.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug e cila thekson se KFOR-i gjithashtu do të largojë makinat e tij me të cilat bllokohej rruga, ndërsa aty do të instalohet një pikë e përbashkët kontrolli me policinë lokale të Kosovës.

Ky është rezultati i marrëveshjes së arritur sot nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe kryetarit paralel të Zubin Potokut, Slavisha Ristiç, për ta bërë këtë rrugë të kalueshme për automjetet.

"Ramë dakord që KFOR-it të largohet nga rruga, që qarkullimi të funksionojë, e kur të lirohet rruga, ata do të instalojnë një pikë kontrolli. Ky ishte kushti i tyre, ndërsa kushti jonë ishte që bashkë me ta kontrollin e trafikut ta kryej policia lokale nga stacioni i Zubin Potokut."

"Ata e kanë pranuar këtë variant, ndaj do të hiqen makinat që janë shkatërruar gjatë aksionit të KFOR-it para një jave”, ka thënë Ristiç, duke theksuar se lirimi i rrugës nuk do të thotë largim i qytetarëve nga barrikadat e tjera.

Ristiç, raporton Tanjug, ka thënë se barrikada e tretë e ngritur nga serbët në rrugët dytësore të Jagnjevicës do të qëndrojë dhe se serbët do të rrinë aty.

"Njerëzit do të rrinë, sepse nuk mund të jenë të sigurt nëse EULEX-i dhe institucionet e Kosovës nuk do ta përdorin këtë rrugë dhe këtë udhëkryq për nevojat e tyre” ka shtuar Ristiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)