28 Prill 2024

Serbët e veriut qëllojnë me shishe policinë

Prishtinë, 28 gusht - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Sipas policisë këta persona dhe disa të tjerë të cilët i kanë shpëtuar policisë kanë qëlluar me shishe në drejtim të policisë, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Agim Hajrizi”.

"Patrulla policore ka ndaluar për legjitimim grupin e personave në shëtitoren e qytetit, pranë urës kryesore në Mitrovicë, ndërsa së paku katër persona janë arratisur me vrap në drejtim të veriut pas kërkesës së policisë për legjitimim, kurse tre të tjerë të cilët mbanin një shishe xhami në dorë, pas kontaktit të parë rezistues ndaj policisë, kanë hedhur shishen në drejtim të policëve."

"Njëri nga policët është goditur në këmbë me shishen e hedhur dhe konsiderohet të ketë pranuar lëndim të lehtë sipërfaqësor. Tre të dyshuarit, njëri 25 dhe dy të tjerë 23 vjeçar, banor të veriut të Mitrovicës, janë vënë nën kontroll të policisë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor jugu, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave të mëtejme ligjore."

"Të njëjtit i janë nënshtruar testit të prezencës së alkoolit me alko-metër ndërsa kanë rezultuar me 1.52 përkatësisht deri 1.61 promil të prezencës së alkoolit", thuhet ne njoftimin e Policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)