27 Prill 2024

Serbët e veriut pritet të hapin sot rrugët për KFOR-in

Mitrovicë, 27 tetor - Serbët e veriut të Kosovës pritet të lirojnë sot rrugët që kanë bllokuar, por vetëm për KFOR-in.

Strukturat paralele të tre komunave të veriut, pas takimit të zhvilluar ditën e mërkurë kanë marrë vendim që të respektojnë thirrjen e presidentit serb Boris Tadiç, raporton agjensia serbe e lajmeve “Tanjug”.

“Në përputhje me vendimin e Kuvendit të komunave në veri të Mitrovicës, ne do të respektojmë rekomandimin e presidentit të Serbisë Boris Tadiç, dhe menjëherë do të sigurojmë furnizimin normal të njësive të KFOR-it”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga strukturat paralele.

“Me këtë nënkuptohet qarkullimi i trupave të KFOR-it nëpër rrugët tokësore të veriut, por bazuar në planin tonë konkret."

"Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e KFOR-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ne kemi paraqitur një plan që lejon lëvizjen e njësive të KFOR-it në veri të Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)