06 Maj 2024

Serbët e veriut ndalojnë KFOR-in dhe EULEX-in

Mitrovicë, 22 dhjetor - Mediat serbe kanë bërë të ditur se një kolonë e automjeteve të KFOR-it dhe EULEX-it nuk është lejuar të kalojë nga serbët në fshatin Zupç, në aksin Mitrovicë - Zubin Potok.

Autokolonat e KFOR-it dhe të EULEX-it kanë qëndruar për 20 minuta të bllokuara nga serbët të cilët kanë pranuar të lejojnë të kalojnë vetëm trupat e KFOR-it. Por pas refuzimit nga ana e KFOR-it ato janë kthyer mbrapsht për në Mitrovicë.

Njëkohësisht, në fshatin fqinj Jagenicë, pjesëtarët e KFOR-it kontrollonin të gjitha automjetet që qarkullonin nga Zveçani në drejtim të Zubin Potokut apo anasjelltas, raportojnë mediat serbe.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)