27 Prill 2024

Serbët e veriut bllokojnë sërish rrugët

Mitrovicë, 14 shtator - Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar gjatë orëve të vona të natës rrugën kryesore në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër.

Sipas Kosovapress serbët kanë vendosur thasë me rërë duke bërë të pamundur qarkullimin e të gjitha automjeteve në këtë drejtim, kjo për të kundërshtuar deklaratat se pikat kufitare do të administrohen nga institucionet e Kosovës duke filluar nga data 16 shtator.

Sipas mediave, serbët janë duke organizuar bllokada të ngjashme gjatë natës nëpër disa pika në drejtim të Jarinjes dhe Bërnjakut.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)