27 Prill 2024

Serbët bllokojnë urën mbi Ibër

Prishtinë, 15 shtator - Serbët e Mitrovicës kanë bllokuar urën e Lumit Ibër, duke zbrazur së paku katër maune zhavorr mbi të. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

\"Ajo çfarë e karakterizon natën e mbrëmshme në Mitrovicë është zbrazja e së paku katër maunave zhavorr mbi urën e Lumit Ibër në Mitrovicë dhe dëmtimi i një kamere të sigurisë në veri të Mitrovicës\".

\"Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do të koordinohen për veprimet e mëtejshme. E rëndësishme është se nuk ka persona fizikë të tubuar në afërsi të urës kryesore mbi Lumin Ibër, ndërsa pengesa fizike është prezente. Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë në zonat e banuara me popullatë të përzier në veri\", tha Hoti.

Në veri janë rishfaqur tensionet pas paralajmërimeve të Qeverisë se Kosovës se nga e premtja do të hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)