05 Maj 2024

Serbët bëjnë barrikadë 5 metra e lartë në Veriun e Kosovës

Mitrovicë, 5 nëntor - Një barrikadë me lartësi prej 5 metrave është ngritur në afërsi të vendkalimit Bërnjak në aksin rrugor Zubin Potok- Ribariq.

Serbët kanë ngritur këtë barrikadë në këtë pjesë të veriut të Kosovës, vetëm disa orë pasi që KFOR largoi një barrikadë tjetër.

Ministri i qeverisë serbe, Goran Bogdanoviq demantoi pohimet e zëdhënësit të KFOR-it, Uwe Nowitzki, i cili ka thënë se institucionet serbe kanë qenë të koordinuara me KFOR-in dhe se kanë ditur për aksionin e sotëm të heqjes së barrikadës në Bërnjak.

“Askush nga KFOR-i nuk ka kontaktuar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë”, tha Bogdanoviq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, duke e vlerësuar jo korrekte deklaratën e Nowitzkit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)