Selimi: Sa të jetë kjo qeveri nuk ka themelim të FAK-ut

Ai ka folur për projektligjin për Trepçën i cili do të shqyrtohet këtë të premte në kuvend, arrestimet që u janë bërë zyrtarëve kosovarë nga autoritetet serbe dhe themelimin e FAK-ut, njofton Klan Kosova.
FAK-u është në heshtje, këtë çështje e kanë përdorur në raste të caktuara si nga kjo qeveria ashtu edhe nga ajo e shkuara. Kjo çështje për tu amendamentuar ka ardh në vitin 2014.
Krejt kjo po manipulohet dhe sa të jetë kjo qeveri nuk do të bëhet pasi nuk e kanë marrë seriozisht.
Këtu është edhe Lista Serbe si njëri ndër partnerët e koalicionit, ata nuk do të dakordohen asnjëherë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Më tej deputeti Selimi përmend se problemi mund të dalë të ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të FAK e të cilat mund të mos bëhen me kundërshtimin e Listës Serbe.
Deputetët serbë këtu kanë të drejtën e vetos, ka përfunduar Selimi.