28 Prill 2024

Selimi kërkon ndihmë mjekësore në QKUK

Prishtinë, 22 korrik - Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi i cili që dy muaj po mbahet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte është shtruar të shtunën vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
 
Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar se Selimi aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kardiologjisë.

“Të shtunën rreth orës 23:30, Selimi ka kërkuar ndihmën mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente të QKUK’së, për shkak të problemeve shëndetësore”, ka thënë Fazliu për gazetën, të hënën. /albeu.com/

Zëdhënësi Fazliu ka thënë se gjendja shëndetësore e ambasadorit Sylejman Selimi është në ekzaminim e sipër dhe nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar.

Selimi aktualisht ndodhet në njësinë koronare (dhomë që shërben për trajtimin e personave VIP) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rreth mesnatës të së shtunës Selimi ka kërkuar ndihmën mjekësore pasi ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)