29 Prill 2024

Sekuestrohet një kg marihuanë dhe arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë, 20 janar - Njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës, ka sekuestrur 1 kg substancë narkotike e llojit marihuanë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës, njoftoi se hetuesit policorë, zhvilluan kontrollë në rajonin e Prishtinës me ç’rast rezultoi zbulimi, kofiskimi i drogës dhe arrestimi i të dyshuarve.

"Departamenti kundër krimit të organizuar bazuar në informacionet që kishte pranuar kohë më parë, informata këto të cilat i ka shqyrtuar dhe trajtuar në mënyrë shumë konfidenciale dhe profesionale ka arritur që më 18.01.2011 të zhvillojë një operacion të udhëhequr nga Drejtoria Antidrogë."

I tërë ky operacion sipas policisë ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar K. Rama, me banim në Prishtinë dhe A. Gashi me banim në Prishtinë, e gjithashtu është konfiskuar një kilogram e 100 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e paketuar dhe e përgatitur për shitje.

Hetuesit policorë të Drejtorisë së hetimit kundër narkotikëve kishin bërë një kontroll të detajizuar fizik ndaj personave të dyshuar i cili është zhvilluar në rajonin e Prishtinës e gjithashtu gjatë këtij operacioni është bërë bastisja e një shtëpie, shtëpi kjo pronë e personave të dyshuar.

I gjithë operacioni është zhvilluar nën autorizimin dhe mbikëqyrjen e prokurorit publik të Qarkut të Prishtinës, ndërkohë që janë duke u përgatitur të gjitha procedurat penale të mëtutjeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)