26 Prill 2024

Sekuestrohen rreth 100 kilogram substancë narkotike

Prishtinë, 8 prill - Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 100 kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jenë marihuanë. Operacioni është zhvilluar gjatë natës dhe janë arrestuar 4 persona, shumica prej të cilëve nga Gjakova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se, Departamentit Kundër Krimit të Organizuar ka hapur rastin për hetim, ku dyshohej se një grup i përbërë është duke u marr me transportim të lëndëve narkotike nga Shqipëria përmes Kosovës, ku destinacioni ishte Gjermania. Ky operacion ka filluar mbrëmë ndërsa ka vazhduar edhe sot gjatë ditës me ç’rast janë kapur 100 kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Në këtë aksion policor janë arrestuar edhe 4 persona dhe një sasi e armatimit, ka pohuar Kelani, i cili tha se rasti është ende i hapur, ndërsa për kapjen e të dyshuarve të tjerë Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me Policinë e shtetit shqiptar. Lënda narkotike e kapur, prejardhjen e kishte nga Shqipëria, ndërsa për destinacion kishte tregun gjerman.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se ky është rast i hapur dhe në identifikimin e personave të involvuar është duke bashkëpunuar edhe me Policinë e shtetit shqiptar. Sipas informacioneve të policisë, ky grup ka pas një dërgesë edhe më herët, është shprehur zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)