11 Maj 2024

Sekuestrohen 48 kg drogë në Pejë

Prishtinë, 16 nëntor - Një sasi prej 48 kilogramë drogë është sekuestruar nga policia në disa lokacione të ndara në Rajonin e Pejës ku janë arrestuar edhe 6 persona.

Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka deklaruar se Policia e Kosovës po shënon sukses në luftën kundër krimit të organizuar.

“Edhe në të ardhmen planet e veprimit konform strategjisë nacionale, e cila është në fuqi do të zbërthejë dhe do të koordinohen në përpikmëri me të gjithë faktoret relevant me të vetmin qëllim që Kosova të jetë vend ku do të këtë sa më pak drogë apo edhe minimum. Dhe, kjo si barrë kryesore i bie Drejtorisë që është e mandatuar për luftimin e drogave në vendin tone”, tha Maxhuni.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Kapiten Bahri Shala, tha se pas hetimeve katër mujore, Policia e Kosovës dje ka bërë bastisje në pesë lokacione në rajonin e Pejës dhe ka konfiskuar mbi 30 kilogram drogë të llojit heroin dhe 10 kilogram të llojit marihuanë.

“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar pesë lokacione dhe gjatë kontrollës janë konfiskuar 34 kg heroin 10 marihuanë, një armë A47, një pistolet e tipit TT, një veturë si dhe janë arrestuar 2 persona dhe disa të tjerë janë në kërkim.

Kapiten Shala bëri të ditur se droga si destinacion kishte vendet perëndimore të Evropës dhe vlera materiale e saj është mbi 1 milion euro.

Operacioni erdhi pas një hetimi katër mujor i pjesëtarëve të policisë kundër drogës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)