03 Maj 2024

Sekiraça në vuajtje të dënimit

Prishtinë, 1 tetor - I arrestuar të premten në Prishtinë, personi i shumëkërkuar Enver Sekiraça, pavarësisht se i kanë kaluar 48 orë që nga koha e arrestimit, ai nuk do të dërgohet tek gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin ose jo të masës së paraburgimit.

Për shkak të një dënimi të mëhershëm të shqiptuar ndaj tij, Sekiraça është dërguar direkt në burgun e Dubravës, ndërsa avokati i tij Bashkim Nevzati konfirmon edhe njëherë arsyet mbi të cilat është marrë në pyetje Enver Sekiraça në ditën e arrestimit, përkatësisht vetëdorëzimit.

“Ai është marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e policit Triumf Riza, në lidhje me veprën penale të zhvatjes dhe atë të dhunimit dhe absolutisht klienti im i ka mohuar të gjitha këto dyshime me të cilat ai ngarkohet”, ka thënë avokati Nevzati.

Deri të enjten apo të premten, Nevzati ka bërë me dije se klienti i tij nuk do të dërgohet tek gjyqtari i procedurës paraprake, por i njëjti tashmë veç është në burgun e Dubravës si u dënuar për një vepër tjetër penale.

Enver Sekiraça është vetëdorëzuar dhe më pas arrestuar nga policia e EULEX-it pas një urdhërarresti të lëshuar ndaj tij në kohën e vrasjes së policit të mbrojtjes së afërt Triumf Riza. Sekiraça dyshohet të jetë shtytësi i kësaj vrasjeje derisa dorasi Arben Berisha është duke vuajtur dënimin maksimal të shqiptuar nga gjykata, prej 40 vjetësh heqje lirie.

Sekiraça është i dyshuar edhe për disa vepra të tjera kriminale për të cilat, sipas zëdhënëses së EULEX-it Bardha Azari, janë duke u zhvilluar hetime derisa Sekiraça gjendet në burg pasi që një vendim ndaj tij tashmë veç është i plotfuqishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)