27 Prill 2024

Së shpejti do të bëhet transferi i personave të dënuar

Prishtinë, 27 tetor – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim, Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty.

Në këtë takim, veç tjerash, u bisedua për bashkëpunimin juridik ndërmjet këtyre dy shteteve mike, me theks të veçantë në finalizimin e marrëveshjes për transferim të personave të dënuar e cila tashmë është negociuar dhe që pritet të nënshkruhet së shpejti. Në këtë drejtim, po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve tjera në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe civile, për të fuqizuar kështu edhe më tej raportin dhe bashkëpunimin në të gjitha sferat ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Gjatë këtij takimi, Ambasadorja Marty, shprehi interesimin për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku nga Ministri Kuçi, u informua për punët që institucionet e Kosovës janë duke i bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për bashkëpunimin e mirë që këto institucione e kanë me EULEX-in dhe me institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)