05 Maj 2024

Salustros nuk i rrezikohet aspak imuniteti

Prishtinë, 14 shkurt - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka bërë të ditur se ka vërejtur i befasuar një artikull të botuar nga gazeta Tribuna më 14 shkurt 2013, që ju referohet rastit Agim Zogaj, të njohur si “Dëshmitari X”.

Paneli konfirmon se ky rast është në pritje dhe se do të shqyrtohet si çdo rast tjetër i parashtruar.

Sidoqoftë, Paneli thekson faktin se nuk ka mandat për t’ju hequr imunitetin zyrtarëve të EULEX-it.

Ndryshe nga çfarë është deklaruar në atë artikull, Paneli nuk rekomandon e as nuk ofron ndonjë kompensim me para për ankuesit.

Paneli thekson se të gjitha supozimet rreth përmbajtjes dhe përfundimit të këtij rasti janë përgjegjësi që bien vetëm mbi autorin e tekstit dhe redaktorin.

Është për keqardhje që nuk ka pasur hulumtim të duhur në lidhje me artikullin dhe po ashtu publikut ju është ofruar informatë sensacionale dhe mashtruese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)