14 Maj 2024

Salustro ankohet për rastin “Kleçka”

Prishtinë, 24 shtator - Rasti “Kleçka” me gjasë nuk do të përfundojë edhe një kohë. Kjo për arsye se prokurori italian, Maurizio Salustro, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të 17 shtatorit, 2013, për lirimin e deputetit Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij nga akuza për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se fjala përfundimtare është dhënë për këtë rast, mirëpo tash prokurori Salustro dëshiron që këtë çështje ta dërgojë në Gjykatën e Apelit.

“Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, assesi të pajtohet me lirimin nga aktakuza e Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij. Edhe pse më 17 shtator, 2013, gjykata ka dhënë arsyet e pamohueshme, juridikisht dhe në bazë të drejtësisë kristal të pastra për lirimin e Limajt dhe të tjerëve.\"

\"Edhe pse Fatmir Limaj dhe të tjerët u liruan për këtë akuzë edhe në maj të vitit 2012, ai [prokurori] sot ka paralajmëruar ankesë dhe kjo i bie se çështja do të shkojë sipas ankesës së prokurorit në Gjykatën e Apelit”, ka thënë mbrojtësi i Limajt, Tomë Gashi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)