14 Maj 2024

Sabit, Rrustem dhe Hetem Geci dënohen me nga 12 vite burg

Prishtinë, 12 shtator - Sot, një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i shpalli tre persona fajtorë për krim lufte.

Sabit Geci, Rrustem Geci dhe Hetem Geci u shpallën fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile për vrasjen e Gani Berishës më 18 qershor 1999 në qendrën mjekësore në Skenderaj.

Gjykata i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e Vehbi Berishës dhe lëndimin e Isa dhe Musa Vojvodës më 18 qershor 1999 në Skenderaj.

Gjykata e morri parasysh natyrën e rëndë të krimit dhe cenimin e paprekshmërisë së qendrës mjekësore për dënimin e secilit prej të pandehurve të dënuar me nga 12 vite burgim.

Bedri Shala është liruar nga akuza për ndihmën dhënë kryerësve të krimit pas veprës, për shkak se Gjykata ka vërtetuar se kjo vepër nuk është dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm.

Rasti është ndjekë penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)