07 Maj 2024

Rusia u dërgon ndihma serbëve në veriun e Kosovës

Mitrovicë, 12 dhjetor - Në pjesën veriore të Kosovës sot në mëngjes ka mbërritur ndihma ruse në ushqime dhe materiale tjera për serbët.

Një karvan prej 284 ton ndihmë humanitare prej disa dite ishte nisur nga Rusia dhe ka mbërritur në ndihmë të barrikaduesve serb në veriun e Kosovës.

Ndihmat përbëhen nga ushqime, agregate për energji dhe ngrohje, mbulesa, materiale shtëpiake dhe përgaditje për kampingje.

Ndihma ruse ka ardhur pas kërkesave të serbëve të veriut se ata dëshirojnë përkujdesjen e shtetit rus dhe shtetësinë e këtij vendi.

Autoritetet ruse theksuan se nuk mund të ofrojnë shtetësi, por ndihma humanitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)