30 Prill 2024

Rusia ndërton bazë ushtarake në Serbi

Beograd, 18 tetor - Pavarësisht garancive të ministrit rus për situata emergjente Sergej Shojgun se në Qendrën humanitare rajonale në Serbi, nuk ka asnjë baze ushtarake ruse në Ballkan dhe as vend prej nga Moska do të mund të spiunonte mburojën antiraketore në Rumani, Uashingtoni megjithatë beson se qendra është themel për bazën e ardhshme në të cilën do të mund të vendoseshin njësitë ushtarake ruse.

Zëvëndeskryeministri serb Ivica Daçiç dhe ministri rus për situata emergjente kanë nënshkruar në Beograd dokumentin me të cilin mundësohet ky ndërtim.

Janosh Bugajski, shef i programit për Studime të Evropës Juglindore vlerëson së Moska gjithsesi ka ndër mend që nga kjo qendër humanitare të zhvillojë në qendër ushtarake