12 Maj 2024

Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci arrestohen për krime lufte

Prishtinë, 15 nëntor - Pjesëtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë-EULEX, kanë arrestuar tre persona në rajonin e Skenderajt gjatë një operacioni që thuhet se është kryer në orët e hershme të mëngjesit.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se të arrestuarit dyshohen për krime lufte dhe se me rastin është duke u marrë një prokuror evropian i prokurorisë speciale.

“Personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës. Rastin është duke e hetuar një prokurorë I EULEX-it nga prokuroria speciale”, u shpreh Krasniqi.

OVL të UÇK-së, reagon ashpër kundër arrestimit të luftëtarëve të UÇK-së: Rrustem Geci, Hetem Geci dhe Sabit T. Geci. Preteksi i arrestimit të tyre, gjoja se për krime lufte, është tregues i qartë, që EULEX-i ende nuk ka heq dorë nga “gjahu i shtrigave” kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Kryesia e OVL të UÇK-së vlereson se edhe pse ky mision gjithëherë ka dështuar në argumentimin e akuzave kundër luftës së pastër të UÇK-së, prapë po organizon këso arrestime spektakulare, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga dështimet që ka pasur ky mision, në realizimin e detyrave të veta siç është dështimi i tyre në arrestimin e kriminelëve serb që veprojnë lirshëm në veriun e Kosovës.

Rrustemi, Hetemi e Sabiti, kanë qenë ushtar të hershëm dhe të zellshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë kryer detyrën e tyre në çlirimin e Atdheut, me angazhim, përkushtim e sakrificë të madhe. Arrestimi i tyre, ka shqetësuar rëndë të gjithë luftëtarët e UÇK-së.

OVL të UÇK-së, kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre, dhe çdo vonesë në lirimin e tyre, do e shtojë zemërimin e bashkluftëtarëve. Apelojmë që EULEX të lej të qetë luftëtarët, të kryej punët e veta, ose të largohet përfundimisht nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)