04 Maj 2024

Rrugët kryesore në veri akoma mbeten të bllokuara

Mitrovicë, 8 dhjetor - Serbët në veri të Mitrovicës nuk e kanë lëvizur dje asnjë gur nga barrikadat e bëra me herët. Vetëm tri i kanë larguar deri tash, që për autoritetet ky veprim nuk vlerësohet si mundësim i lëvizjes së lirë.

Dy rrugët kryesore magjistrale, Mitrovicë – Zubin-Potok dhe Mitrovicë – Leposaviq janë ende të bllokuara nga shumë barrikada.

Barrikada që konsiderohet më e madhja, që po e mban të ndarë edhe më shumë qytetin e Mitrovicës, ajo mbi urë, mbetet aty qe katër muaj. Vetëm një rrugë është zhbllokuar deri tash. Ajo është rrugë lokale që lidh Zubin-Potokun me Zveçanin.

Pavarësisht “vullnetit” për heqjen e barrikadave, vënësit dhe ideatorët e tyre nuk do të mund të ikin nga përgjegjësia penale për gjithë këtë situatë që shkaktoi edhe viktima e të plagosur. Numri më i madh i atyre që pësuan janë ushtarë të KFOR-it. Në tentativë për largimin e barrikadave shumë prej tyre janë plagosur si pasojë e sulmeve të armatosura.

Përgjegjësinë për hetime atje e ka misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Mirëpo të mërkurën nuk kanë preferuar të flasin asgjë lidhur me këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)