05 Maj 2024

Rritet numri i kriminale që merren me trafikim droge

Prishtinë, 18 shkurt - Rritet numri i grupve kriminale të cilat merren me trafikim, kultivim e shitje të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të policisë gjatë vitit 2012 janë identifikuar 58 grupe të tilla, një shifër kjo shtatë fish me e lartë se viti paraardhës.

Zëdhënësi i PK-së, Brahim Sadriu, ka bërë të ditur se gjatë 2012-ës policia kishte identifikuar 527 raste që lidhen me trafikim, posedim, përdorim apo kultivim të drogave në Kosovë.

“Gjatë vitit që shkoi janë arrestuar 30 persona më tepër lidhur me lëndët narkotike sesa në vitin 2011, vit ky gjatë të cilit ishin arrestuar 547 persona”, ka thënë Sadriu.

Nga të dhënat statistikore të PK-së del se shumica e të arrestuarve ishin shqiptarë, ndërsa vërehet edhe një ngritje e numrit të të involvuarve edhe nga komuniteti serb.

Sipas Koha Ditore, gjatë vitit 2012 ka pasur ngritje edhe tek numri i femrave të përfshira në rastet që lidhen me narkotikë nga 18 që ishin në 2011\">2011-ën në 25 femra.

Sadriu ka thënë se gjatë vitit që shkoi në krahasim me 2011\">2011-ën, në luftën kundër substancave narkotike, është arritur të konfiskohen një numër më i madh i këtyre substancave.

”Gjatë 2012-ës në Kosovë janë konfiskuar 33 kilogramë më tepër drogë të llojit heroinë se në vitin 2011. Do të thotë 56 për qind më tepër se në vitin 2011\">2011. Janë konfiskuar afro 95 kilogramë”, ka shtuar ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)