19 Maj 2024

Rritet numri i kërkesave të gjendjes civile

Mitrovicë, 3 mars - Vendimi i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e Gjendjen Civile, deri në orën 19:00 është duke sjellë rezultatet e para pozitive.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, vetëm për muajin shkurt janë lëshuar mbi 420 dokumente të ndryshme të Gjendjes Civile prej orës 16:00 deri në ora 19:00, apo në periudhën që është zgjatë orari i punës.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Mitrovicës, Avdullah Bejtullahu, tha se në sektorin Gjendjes Civile tani është vendosur një rend i mirëfilltë i punës.

“Prej që është marrë vendimi për të zgjatur orarin e punës, funksionimi i sektorit të Gjendjes Civile është shumë më ndryshe. Tani është një rend, por edhe qytetarët nuk janë duke pritur shumë për të marrë një dokument. Vetëm në muajin shkurt 7226 persona janë pajisur me dokumente të nevojshme të Gjendjes Civile, ndërsa mbi 420 prej tyre janë lëshuar prej orës 16:00 deri në ora 19:00 apo në periudhën që është zgjatë orari i punës”, ka thënë Bejtullahu.

Ai shtoi se edhe qytetarët janë të kënaqur më shërbimet që janë duke u ofruar në kohën e fundit. “Ju them se edhe tek qytetarët në përgjithësi jemi duke e vërejtur se janë të kënaqur me shërbimet që po ofrohen në sektorin e Gjendjes Civile. Ne çdo ditë jemi duke  marrë komente pozitive nga qytetarët, e që kjo natyrisht edhe neve na bënë të jemi të kënaqur më ndryshimet që i kemi bërë”, ka theksuar Bejtullahu.

Ai ka thënë se në këtë sektor është vënë një rendë i përgjithshëm i punës dhe qytetarët nuk janë duke pritur në rende të gjata për t`u pajisur me dokumente të nevojshme.

Sipas tij, nëse gjatë  muajve në vijim, në kohën kur bashkatdhetarët do të vijën për t`i kaluar  pushimet do të ketë rritje të kërkesave për dokumente, prej muajit maj orari i punës mund të zgjatët deri në orën 21:00 të mbrëmjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)