30 Prill 2024

Rriten masat e sigurisë në burgjet e Kosovës

Prishtinë, 18 tetor - Ministria e Drejtësisë ka analizuar me seriozitet gjendjen e sigurisë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, pas arratisjes se dy të burgosurve nga Qendra Korrektuese në Dubravë, ku ëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka kërkuar nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës të rrisë masat e sigurisë nëpër Qendrat Korrektuese e të Paraburgimit, si dhe të merr masa disiplinore ndaj shkelësve të ligjit.

Ministria e Drejtësisë falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe kapjen në afat rekord të dy të arratisurve nga Qendra Korrektuese në Dubravë dhe kthimin e tyre në këtë institucion.

Po ashtu, me qëllim të rritjes së sigurisë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që Policisë së Kosovë t’i sigurohet një zyre brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës, ku prania e tyre në këtë qendër do të jetë permanente.

Ministria e Drejtësisë thekson faktin se arratisja nga burgu dhe ndihma në arratisje janë vepra penale dhe në bazë të kompetencave që ka, do të merr masa disiplinore ndaj stafit korrektues për neglizhencë apo për përgjegjësin që mund ta kenë.