04 Maj 2024

RrGGK dënon kërcënimet ndaj Nazlie Bala

Prishtinë 21 mars - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) shpreh shqetësimin e thellë ndaj kërcënimeve që i janë bërë Nazlie Bala, aktiviste e të drejtave të njeriut.

Dje, në orët e vona të pasdites Nazlije Bala u kërcënua me jetë. Kërcënimi anonim ka ardhur përmes një letre në derën e banesës së saj ku shkruan: "T'lutemi mos e mproj turpin se t'pret plumi në ball". 

Kërcënimi lidhet drejtpërdrejt me paraqitjen e saj në emisionin televiziv të RTK-së, ‘Në kërkim’, ku ajo ka mbrojtur amandamentimin që është propozuar të i bëhet Ligjit për të gjitha kategoritë e viktimave të luftës, për të iu shtuar edhe kategoria e personave të dhunuar seksualisht. Ajo në këtë emision avokon për gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës. 

Kërcënimi ndaj Nazlie Balës, është kërcënim për të gjitha aktivistet dhe aktivistët e të drejtave të grave, sepse të gjithë së bashku kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë në mbrojtjen e viktimave të luftës.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në protestën e 8 marsit 2012 doli me moton: ‘Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës’, ku në bashkëpunim me shumë organizata e aktiviste të drejtave të grave, si dhe me propozimin për amandamentimin e Ligjit arritëm që të sjellim një copë shpresë për këto gra.

Ua bëjmë me dije opinionit të gjerë se Nazlija është aktiviste e shquar për të drejtat e njeriut që nga vitet ’90, e cila angazhimin e saj vullnetar e filloi në KMDLNJ dhe për 23 vite ka vazhduar të punoj për përkrahjen dhe fuqizimin e grave.

Cilido të ketë qenë motivi i atyre që duan të pengojnë këtë Projekt Ligj, ua bëjmë me dije se nuk do të kenë sukses. Të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, janë në përkrahje të ligjit. Ky ligj siguron përkujdesje për këtë kategori të goditur rëndë nga lufta dhe ua mbron dinjitetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)