13 Maj 2024

Rikthehen në heshtje, ata që Bajram Rexhepi i shkarkoi me zhurmë

Prishtinë, 26 shtator - Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, kishte deklaruar se është i hapur që korrupsioni të luftohet duke nisur nga zyra e tij.

Deklaratën e ka bërë pas skandalit të pasaportave kur humbën 1.4 milion euro, të dedikuara për blerjen e pasaportave biometrike dhe arrestimit të Natali Veliajt.

Kjo e fundit ka përmendur në prokurori disa zyrtarë të MPB-së se u ka dhënë paratë si ryshfet. Për të dëshmuar gatishmërinë për ta luftuar korrupsionin, ministri Rexhepi pezulloi e shkarkoi tre zyrtarë të kësaj Ministrie, shkruan Tribuna

Ministri Rexhepi pezulloi Blerim Camajn, kryeshefin e Agjencisë për Regjistrim Civil, Besnik Berishën, drejtor për prodhim të pasaportave dhe shkarkoi këshilltarin e tij Sedat Gashin.

Më vonë në emër të kësaj lufte, ministri Rexhepi pezulloi edhe drejtorin e Prokurimit, Agim Fejzullahun.

Më pak se një vit më vonë, përveç këshilltarit, tre zyrtarët tjerë janë rikthyer në punë në të njëjtën ministri.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)