12 Maj 2024

Riintegrimi i personave të riatdhesuar, kusht për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 10 shtator - Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ dhe Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP, organizuan tryezë, me ç’rast u bë edhe publikimi i analizës së politikave, i titulluar “Kthimi në atdhe - Politikat e integrimit socio-ekonomik të personave të riatdhesuar”, e që u përcoll me një interesim të lartë nga institucionet vendore, ato ndërkombëtare, drejtues të institucioneve akademike, shoqëria civile dhe të tjerë.

Studimet serioze akademike gjykojnë, se rikthimi i detyruar i qytetarëve kosovarë prej vendeve të BE-së do t’i kontribuojë më shumë nivelit të varfërisë, do të shtojë radhët e të papunëve, sesa realizimit të “ëndrrës Kosovare” për një liberalizim vizash.

FIQ dhe INDEP besojnë se, Kosovës i duhet emigrimi i ligjshëm edhe për do kohë; vendit i duhet një strategji e mirëfilltë gjithëpërfshirëse, ku të përcaktohet vizioni i qartë i integrimit të migrantëve të kthyer në zbatim të marrëveshjes së ripranimit dhe riintegrimit të nënshkruar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe disa prej vendeve të BE-së.

Kosovës nuk i duhen veprimet “ad hoc” për të ndryshuar vendimet në fuqi, por i nevojitet një cikël i hapur vendim-marrje, pasi si i tillë çdo vendim për rikthimin me detyrim apo me vullnet të qytetarëve emigrantë afekton jetën e pothuajse 200 mijë qytetarëve kosovarë që mendohet, se jetojnë në vendet e BE-së. Kosovës i duhen statistika, një modul për migracionin, i cili duhet t’i bashkangjitet çdo dokumenti, apo pyetësori që do të vlerësonte standartet minimale të jetesës në vend.

Institucionet kosovare duhet të jenë tejet të ndërgjegjshme, që kur negociojnë marrëveshjet e ardhshme të ripranimit të të kthyerve, ata kontribuojnë drejtpërdrejtë në rritjen e varfërisë, dhe  të papunësisë që aktualisht mendohet të jetë rreth 40%.

Negociatat për këto marrëveshje duhet të marrin në konsideratë kapacitetet institucionale qendrore dhe lokale për të zbatuar planin aktual të riintegrimit të të kthyerve aktualë, në mënyrë që marrëveshjet e ripranimit të mos shndërrohen në bumerang social, duke rritur në vend numrin e të papunëve (statistikat institucionale citojnë, se aktualisht janë të rregjistruar rreth 300.000 të papunë, pa marrë në konsideratë ekonominë informale).

Janë këto disa prej çështjeve që u diskutuan në tryezën e sotme për “Politikat e integrimit socio-ekonomik të personave të riatdhesuar në Kosovë”



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)