02 Maj 2024

Rigjykimi ndaj Haradinajt këtë javë

Prishbtinë, 15 gusht - Rigjykimi ndaj Ramush Haradinajt fillon këtë javë, pas një zvarritjeje të gjatë.


Në një prononcim për Express, avokati Michael O\'\'Railly është i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm.


Ai shpreson se beteja e dytë e liderit të AAK-së me Hagën do të përfundojë në nëntor ose dhjetor. Pafajësi për Haradinajn pret edhe partia e tij.

“Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, ka thënë O\'\'Railly, të dielën për Express, në një prononcim përmes telefonit.

Edhe partia e Haradinajt beson në pafajësi të liderit të saj.

“Ne besojmë në drejtësi dhe duke besuar në të, jemi të bindur se Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së.

Avokati Michael O\'\'Railly thotë se nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Tribunalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)