04 Maj 2024

Rifunksionalizohet Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi

Mitrovicë, 21 mars - Pas disa muajsh është rifunksionalizuar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KSB) në Komunën e Mitrovicës.

Kjo është vlerësuar e rëndësishme prej përfaqësuesve të institucioneve dhe është mirëpritur nga qytetarët.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se funksionalizimin e këtij këshilli e ka ndihmuar vendimi që është marrë në Kuvendin e Komunës, ku parashihet edhe kompensimi i anëtarëve.

“Një prej problemeve për funksionimin e tij ka qenë pikërisht moskompenzimi i anëtarëve të këshillit”.

Ai theksoi se  KKSB-ja është funksionalizuar ashtu siç parashihet strikt në mekanizimin ligjor që rregullon këtë çështje.

“Shpresojmë  se puna e këtij këshilli do të jetë efektive, meqë këtu pos përfaqësuesve të institucioneve civile, atyre të sigurisë, shoqërisë civile dhe religjioneve, përfaqësohen të gjitha komunitetet që jetojnë në Mitrovicë”.

Në takimin e parë fokusi ishte në punën që duhet të bëj këshilli, ndërsa si kërkesë sa i përket situatës së sigurisë u shtrua nevoja për prezencë të shtuar të sigurisë në veri gjatë kësaj kohe sa po bisedohet  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)