04 Maj 2024

Rexhepi vuri gurthemelin e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në Prizren

Prishtinë, 16 shtator – Sot, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e vizitoi Komunën e Prizrenit dhe u prit nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë.

Pas vizitës në Komunën e Prizrenit, ministri Bajram Rexhepi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja vunë gurthemelin e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prizren.

Me rastin e vënies së gurthemelit, ministri Rexhepi fillimisht e falënderoj kyetarin e Komunës së Prizrenit,  që përmes Komunës së Prizrenit na e ka mundësuar hapësirën për ngritjen e këtij objekti, pasi fillimisht parcela për ngritjen e objektit ishte e vogël. "Ky projekt do të kushtojë  362 mijë euro dhe është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në një hapësirë prej 10. 200 metra katrorë. Do të jetë një objekt me funksionalitet të mjaftueshëm edhe për Qendrën e Regjistrimit Civil, edhe për Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Sipas vlerësimit të inxhinierit, deri në fund të vitit ky objekt mund të jetë funksional”, theksoi Rexhepi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja tha se ky objekt do të jetë i rëndësisë së veçantë, për të cilin me ministrin Rexhepi edhe e vumë gurthemelin, ndërsa qytetarët pas përfundimit dhe kompletimit të kësaj godine, nuk do të kenë nevojë që të bredhin nga një zyrë në tjetrën dhe nga një ndërtesë në tjetrën, për t’u pajisur me dokumente të ndryshme, por këto shërbime do t’u ofrohen në këtë objekt. "Komuna e Prizrenit ka kontribuuar shumë, sepse e ka dhënë truallin, pasi sipërfaqja ku do të ngritet ky objekt është më e shtrenjëta në qytetin e Prizrenit”, tha Muja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)