05 Maj 2024

Rexhepi priti në takim lamtumirës ambasadorin Moschopoulos

Prishtinë, 27 mars - Ministri Rexhepi priti në takim lamtumirës shefin e zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadorin Dimitris Moschopoulos.


Ministri Rexhepi falënderoi Ambasadorin Moschopoulos për angazhimin e tij gjatë misionit diplomatik në Kosovë.

Me theks të veçantë, vendimi i shtetit Grek për të pranuar vizat Schengen në pasaportat e Kosovës, u cilësua si hap i rëndësishëm në avancim të raporteve në mes të dy shteteve.

“Urojmë që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Greqisë të vazhdojnë të avancohen” tha Ministri Rexhepi.  Rexhepi falënderoi   Moschopoulos për bashkëpunimin dhe i uroji atij suksese në detyrat e ardhshme.

Edhe Ambasadori Moschopoulos falënderoi Rexhepi për bashkëpunim dhe theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi në kontekst të fqinjësisë së mirë.

“Dëshiroj të ju përgëzoj për punën e suksesshme të Ministrisë suaj, dhe uroj që kjo punë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Për më tepër, Qeverisë së Kosovës i uroj suksese të mëtutjeshme, dhe në veçanti, dëshiroj t’i uroj popullit të Kosovës shumë suksese ngase ky popull ka vuajtur shumë dhe meriton të gjitha të mirat” tha Ambasadori Moschopoulos.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)