28 Prill 2024

Rexhepi priti familjarët e policëve të rënë në detyrë

Prishtinë, 6 shtator -  Me rastin e shënimit të 11- vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot familjarët e policëve të rënë në detyrë.

Në këtë takim, ministri Rexhepi theksoi se në një ditë të këtillë, me respekt për veprat që lanë pas, i kujtojmë të gjithë ata që kanë rënë në krye të detyrës duke mbrojtur rendin, sigurinë publike, si dhe duke e luftuar krimin dhe dukuritë tjera negative në vend. “Angazhimi i tij dhe menaxhmentit të Policisë së Kosovës, nuk do të ndalet deri në zbardhjen e secilit rast dhe vënien para organeve të drejtësisë, të të gjithë atyre kriminelëve që kanë shtënë në djemtë dhe vajzat më të mira të vendit”, tha Rexhapi.

Ministri Rexhepi i informoi familjarët e policëve të rënë në detyrë lidhur me angazhimet për rregullimin me Ligj të statusit të familjeve të policëve të rënë në detyrë.

Po ashtu, me rastin e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës dhe në prag të festës së Bajramit, Ministri Rexhepi ka ndarë nga buxheti i MPB-së një shumë simbolike financiare në përkrahje të familjeve të policëve të rënë në detyrë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)