18 Maj 2024

Rexhepi priti ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Staffansson

Prishtinë, 20 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë për Kosovë,  Mats Staffansson
Ministri Rexhepi fillimisht i uroi ambasadorit Staffansson mirëseardhje në Kosovë, duke shprehur besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e rendit dhe sigurisë publike do të forcohet edhe më tutje.

Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve për shumë fusha të përbashkëta, me theks të veçantë sa i përket fushës së e ripranimit, bashkëpunimit policor etj.

Ministri Rexhepi e njoftoi ambasadorin Staffansson për progresin që kanë arritur institucionet  Republikës së Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme në zbatimin e kritereve për liberalizimin e  vizave, agjendën evropiane dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Kosovës me Serbinë të lehtësuar nga BE në Bruksel.

Ndërsa ambasadori i Suedisë për Kosovë, Mats Staffansson, përgëzoi ministrin Rexhepi për progresin që është arritur në Kosovë dhe premtoi që shteti suedez do të vazhdoj të mbështesë Kosovën në shumë fusha të përbashkëta që kanë të dy vendet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)