04 Maj 2024

Rexhepi merr pjesë në Konferencën “BE dhe Ballkani Perëndimor”

Bruksel, 20 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, po merr pjesë në Konferencën Ministrore për Punë të Brendshme dhe Drejtësi, të organizuar nga Presidenca e Bashkimit Evropian, e cila kryesohet nga Lituania dhe Komisioni Evropian.

Kjo konferencë mbledhë në vete Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar reformat që ndërlidhen me Kapitujt 23 dhe 24 të EU Acquis.

Në këtë konferencë, ministri Rexhepi prezantoi arritjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në  luftimit e krimit të organizuar, me fokus në luftimin e trafikimit me narkotikë, si dhe reformat e ndërmarra legjislative dhe të implementimit në kontekst të dialogut për liberalizim te vizave me Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj konference, ministri Rexhepi ka zhvilluar edhe takime bilaterale me Komisioneren për Punë të Brendshme të Komisionit Evropian, Cecilia Malmstrom, ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankuloska dhe ministrin e Brendshëm të Republikës së Malit të Zi, Rasko Konjevic, si dhe krerët e agjencioneve evropiane dhe ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si: EUROPOL, SELEC, MARRI etj.

Me Komisioneren Malmstrom, ministri Rexhepi ka diskutuar në lidhje me progresin që ka bërë Republika e Kosovës në plotësimin e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave si dhe janë pajtuar që aspektet procedurale që ndërlidhen me vlerësimet në terren dhe raportet nga misionet vlerësuese, të dalin sa më shpejt që është e mundur.

Me homologët nga vendet e rajonit, ministri Rexhepi diskutoi në lidhje me avancimin e bashkëpunimit në fushën e bashkëpunimit policor dhe kërkoi nënshkrimin e marrëveshjeve dhe protokolleve në fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor, bashkëpunimit në menaxhimin e integruar të kufirit, lëvizjes së lirë të qytetarëve, etj.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)