29 Mars 2024

Rexhepi: Gjendja e sigurisë në Mitrvoicë stabile

Prishtinë, 26 korrik - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të hënën në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepin, me të cilin bisedoi për situatën në Mitrovicë dhe nevojën për vendosjen sa më shpejtë të rendit dhe ligjit edhe në veri.

U vlerësuan pozitivisht hapat që janë ndërmarrë në këtë drejtim dhe u shpreh vendosmëria për që kjo të vazhdoj në mënyrë që të gjithë qytetarët pa dallim etnik të kenë kushte për jetë të qetë.

Në këtë takim, u bisedua edhe për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e stacionit rajonal të policisë në Mitrovicë.

Kryetari Kastrati, tha se tashmë propozimi ka kaluar Komitetin për Politikë dhe Financa dhe pritet që kjo të merr përkrahjen edhe nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Ai tha se komuna në kuadër të mundësive do të ndihmoj që policia të ketë kushte sa më të mira për punë.

Në anën tjetër, ministri Rexhepi e ka falënderuar kryetarin Kastrati për angazhimin në krijimin e kushteve normale për punë të pjesëtarëve të policisë në këtë komunë, ku ka pasur probleme me objekte për shkak të rrethanave të pasluftës.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e bashkëpunimit me policinë, ku pritet që së shpejti Kuvendi Komunal i Mitrovicës të ndajë parcelën për ndërtimin e objektit për Stacionin Regjional të Policisë.

Pas këtij takimi, ministri Rexhepi vizitoi edhe  Drejtorinë Regjionale të PK-së në Mitrovicë ku u njoftua për sfidat me të cilat ballafaqohen punonjësit gjatë punës së tyre të përditshme.

Në takimin me udhëheqësit e kësaj Drejtorie u vërtetua se luftimi kundër kontrabandës në këtë rajon është duke u kryer me sukses.

Lidhur me këtë, ministri Rexhepi paralajmëroi edhe fillimin e një hetimi brenda PK-së për identifikimin e zyrtarëve policorë që mund të kenë bashkëpunim me kontrabandistët.

Në fund të kësaj vizite, delegacioni i MPB-së vizitoi edhe lagjen e romëve për tu njoftuar me kushtet dhe jetesën e këtyre banorëve.

Sa i përket lokacionit për ndërtimin e  stacionit jugor të policisë, ministri Rexhepi, tha se janë duke pritur vendimin e gjykatës, pasi që hapësira e ndarë nga KK-ja më herët është në kontest pronësor.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)