28 Prill 2024

Reduktimi i rrezikut ndaj fatkeqësive prioritet në Kosovë

Prishtinë, 8 shtator – Sot në Prishtinë, përfundoi tryeza dyditëshe me temën: “Dialogu i politikave të Kosovës për reduktimin e riskut dhe fatkeqësitë”, ku mori pjesë zëvendsministri i Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhelili,  Chris Decker, përfaqësues i UNDP-së, përfaqësuesi i Instututit Hidrometeorologjik të Kosovës, përfaqësues të Departamentit për Menaxhim të Emergjencave të MPB-së, përfaqësues të Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe zyrtarë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili në konferencën e organizuar për gazetarë, në fund të tryezës dyditëshe tha se përfundoi një konferencë e rëndësishme në bashkëpunim me UNDP-në dhe institucionet e Kosovës, që janë të kyçur në menaxhim të emergjencave civile.

“Patëm një punë jashtëzakonisht të mirë në vlerësimin e nevojave për luftimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera. Besoj se jemi në rrugë të mbarë dhe jemi duke marrë masa adekuate për të vazhduar punën në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të segmenteve tona, që involvohen në menaxhim të situatave emergjente. Gjithashtu ka vazhduar planifikimi i aktiviteteve në bashkëpunim me rekomandimet që kanë dalë nga ky vlerësim, që të ngritet cilësia dhe niveli i kapaciteteve të segmenteve me institucionet tona për menaxhimin e situatave të gjendjes emergjente”.

Ndërkaq, Chris Decker, përfaqësues i UNDP-së e falënderoi zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili në këtë takim dhe theksoi se rreziqet nga fatkeqësitë dhe reduktimi i rrezikut ndaj fatkeqësive po bëhet prioritet në Kosovë. “Ne po shikojmë për të punuar bashkë me zëvendësministrin, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministritë tjera të involvuara në këto aktivitete për vitet që po vijnë. UNDP, globalisht është e fokusuar mjaft në rreziqet e katastrofave dhe në reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë”, tha Decker.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)