04 Maj 2024

Rasti Kleçka, të arrestuarit pritet të apelojnë vendimin

Prishtinë, 26 nëntor - Deputeti Fatmir Limaj dhe të arrestuarit e tjerë të çështjes Kleçka dhe avokatët e tyre kanë dorëzuar sot ankesën kundër vendimit të Trupit Gjykues për paraburgosjen e ish-luftëtarëve të UÇK’së.

 Avokati, Mahmut Halimi, i cili mbron të akuzuarin Nexhmi Krasniqi, ka thënë se ankesa i është dorëzuar Gjykatës Supreme dhe pret që kolegji i gjykatës të vendosë në lidhje me të.

 Halimi ka thënë se ligjshmëria e aktvendimit, me të cilin është vendosur për paraburgimin, është më një pikëpyetje të madhe.

 “Ajo që është shumë shqetësuese, është se ky rast është marrë me një shpejtësi marramendëse ne veprim. Është komunikuar vendimi dhe është lëshuar urdhëresa për arrest. Gjyqtari nuk e ka vendimin e Gjykatës Supreme, nuk e ka formën e shkruar, nuk e ka asnjë fletë të shkresave të lëndës. Kjo të shtyn në dyshimin se kjo sjellje e organeve gjyqësore të EULEX-it dhe prokurorisë janë të ndikuara jashtëzakonisht rëndë dhe në mënyrën më të pajustifikuar politikisht”, ka thënë Halimi.

 Edhe avokati Bajram Tmava, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se në Gjykatën Supreme ka deponuar ankesën për klientin e tij, Naser Shala.

 Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ka qenë EULEX-i më pas që ka kërkuar rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

 Rihapjen e procesit, EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

 Fatmir Limaj ngarkohet si i akuzuari kryesor i këtij rasti. Ai ka qenë një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për Fatmir Limaj, gjykata ka vendosur 30 ditë burgim i cili do të duhet ti vuajë në burgun e Lipjanit ku eshtë burgosur edhe një person tjetër i këtij procesi ndërsa dy të akuzuarit e tjerë janë në burgun e Dubravës për të vuajtur masën e paraburgimit deri më 24 dhjetor.

Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues, pas kërkesës së prokurorit italian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)