01 Maj 2024

Rasmussen: NATO garanton paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Bruksel, 21 janar - Ndarja e Kosovës nuk është opsion. Ky është qëndrim i prerë i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në një intervistë për Kohën Ditore, sekretari Rasmussen jep edhe disa porosi të tjera eksplicite. Thotë se institucionet e reja duhet të sillen me përgjegjësi dhe maturi.

Po ashtu, Rasmussen thotë se është tepër herët që të flitet për anëtarësim në NATO dhe se Forca Kosovare e Sigurisë nuk është ushtri.

Ai siguron qytetarët e Kosovës se zvogëlimi i pranisë ushtarake të NATO-s nuk do të bëhet kurrsesi në dëm të sigurisë dhe stabilitetit të saj dhe se Aleanca, sado e vogël të jetë prania e saj, do të mbetet garantuesi kryesor i paqes dhe i stabilitetit të Kosovës.

Sekretari Rasmussen po ashtu shpreh bindjen se Dick Marty, nëse ka dëshmi për akuzat që i bën, do t’i paraqesë ato para autoriteteve përkatëse

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)