18 Maj 2024

Rasmussen: NATO do të zëvendësojë ushtarët KFOR

Bruksel, 4 dhjetor - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar sot se Aleanca Veri-Atlantike do të zëvendësojë numrin e ushtarëve të Francës në përbërjen e KFOR-it, të cilët do ta lënë Misionin në Kosovë.

Të gjithë e dimë se Franca tashmë ka angazhmane të shumta, ka thënë Rasmussen në prag të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel.

Rasmussen ka vlerësuar se është e domosdoshme që të mbahet një numër i mjaftueshëm i ushtarëve të KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet suksesi i Marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)