14 Maj 2024

Rasmussen: Misioni i KFOR-it në Kosovë është një histori suksesi

New York, 26 shtator - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë është një histori suksesi dhe se forcat e NATO-s do të ndihmojnë për zbatimin e marrëveshjes politike midis Kosovës dhe Serbisë.
 
“Operacioni ynë në Kosovë është një histori suksesi. Ne filluam aty para shumë vitesh me 15 mijë trupa, tani kemi vetëm 5 mijë. Kjo përfaqëson përmirësimin e rëndësishëm të situatës së sigurisë, tha ai.

Nato dhe KFOR-i sot, konsiderohen si të paanshëm nga të gjitha palët.  Ne do ta vazhdojmë praninë tonë përsa kohë që ajo të jetë e nevojshme”.
 
Ai shtoi se NATO-ja do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

/Zëri i Amerikës/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)