28 Prill 2024

Rasmusen sot viziton Kosovën

Prishtinë, 15 shtator - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do të vizitojë sot Kosovën.

Aleanca Veri-Atlantike ka njoftuar për këtë vizitë, duke theksuar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Rasmusen pritet të takojë komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drevz, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun dhe përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare. 


Zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca synon uljen e tensioneve kufitare në veri të Kosovës.

"Shefi i NATO-s do të kërkojë që të gjitha palët të bashkëpunojnë, të mbajnë dialog konstruktiv dhe të shmangin dhunën", tha Romero.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)