29 Mars 2024

Rasmusen: Siguria në Kosovë bënë që të reduktohet KFOR

Bruksel, 30 tetor - NATO-ja ka vendosur që të përshtatë prezencën e ushtarëve të në Kosovë konform rrethanave të krijuara në terren dhe progresit te arritur ne vend.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Forg Rasmusen ka njoftuar sot se aleanca ka vendosur që në mënyrë progresive të zvogëlojë numrin e trupave të NATO-s, numër i cili gjatë muajve të ardhshëm do arrijë në 5 mijë.

“Rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë vazhduar të përmirësohen gjë që paraqet sinjal të mirë jo vetëm për vendin por për tërë rajonin”, u shpreh shefi i aleancës veriatlantike, duke precizuar se institucionet lokale tani ngadalë po marrin përsipër përgjegjësinë për çështjet që kanë të bëjnë me siguri.

Pavarësisht vendimit për zvogëlim të dukshëm të numrit të ushtarëve në terren, nga selia e NATO-s porositet se KFOR-i do jetë në gjendje të dërgojë forcat në mënyrë efektive dhe të shpejtë kurdo që për këtë të tregohet nevoja.

“MisioniiI KFOR-it për të garantuar ambient të sigurt në Kosovë mbetet i pandryshuar”, u shpreh shefi i NATO-s Anders Forg Rasmusen.

Aktualisht, në Kosovë NATO ka rreth 10 mijë ushtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)