30 Prill 2024

Rasmusen: Nuk do të lejojmë dhunë në Kosovë

Bruksel, 5 tetor - Ndërkombëtarët kanë vendosur që të mos lejojnë dhunën në Kosovë, duke rikonfirmuar vazhdimin e misionit të KFOR-it dhe sigurinë e qytetarëve të vendit.

 Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në ditën e parë të takimit që u zhvillua në selinë e aleancës në Bruksel, kanë folur për sigurinë në shtetin më të ri të Ballkanit.

Pas këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë se KFOR-i prej 12 vjet është i suksesshëm dhe ka siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

"Ne nuk do të lejojmë kthimin e dhunës nga e kaluara", është shprehur Rasmusen.

“Në ngjarjet e fundit, KFOR-i kishte vepruar me kujdes në kuadër të mandatit që ka”, ka shtuar ai.′

Rasmusen ka folur gjithashtu edhe për bashkëpunimin e EULEX-it, si diçka kyçe për të ruajtur stabilitetin në Kosovë, dhe e ka quajtur këtë bashkëpunim shumë të mirë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka nënvizuar se Kosovës i nevojitet një progres më i madh në aspektin politik, prandaj, sipas tij, të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Ai ka kërkuar nga palët që në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të gjenden zgjidhje për problemet e tjera në Kosovë.

Ndërkohë, disa ministra të vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës, dhe kanë kërkuar edhe nga Prishtina, edhe nga Beogradi, që të jenë të përmbajtura dhe të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)