28 Prill 2024

Rasmusen: KFOR-i do ndërhyjë, nëse rrezikohet siguria

Prishtinë, 15 shtator -  Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Hashim Thaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura te NATO-s, Anders Fog Rasmussen tha se KFOR-i do të reagojë, nëse rrezikohet siguria dhe paqja në veri të Kosovës.

“Është mandat i KFOR-it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor. KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik”, u shpreh Rasmussen.

Ndërsa lidhur me operacionin që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen e pikave doganore nga 16 shtatori, Rasmussen nuk ka dhënë detaje, por tregoi vendosmërinë e KFOR-it që nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë.

“Nuk do të komentoj për operacionin, detajet e tij, por trupat e KFOR-it do të veprojnë në vetëmbrojtje dhe në atë që e thashë për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurtë”, theksoi Rasmussen.

Gjatë kësaj konference, Rasmussen rikujtoi se për 12 vjet NATO ka arritur që në Kosovë të garantoj paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se se nuk do të tolerohet kthimi prapa në dhunë dhe tensione të reja.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur se nga 16 shtatori do të zbatohet marrëveshja për doganat dhe se pjesë e planit, do të jenë edhe EULEX-i dhe KFOR-i.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)