02 Maj 2024

Ramush Haradinaj del sot para Gjykatës së Hagës

Hagë, 18 gusht - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, do të dalin sot para Gjykatës së Hagës.

Rigjykimi i Haradinajt ndodh pas lirimit të tij nga 37 akuza po nga kjo gjykatë, në prill të vitit 2008.

Sipas AFP-së, sot Prokuroria dhe mbrojtja do të paraqesin dëshmitë e tyre, ndërsa të premten do të nisë shqyrtimi kryesor.

Koordinatori i ekipit të mbrojtësve të Ramush Haradinajt, Michael O`Railly ka deklaruar ditë më parë se është i bindur se lideri i AAK-së do të shpallet i pafajshëm dhe rigjykimi do të përfundojë brenda 3-4 muajve.

Edhe partia e Haradinajt beson në pafajësi të liderit të saj.Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, ka deklaruar se mungesa e Haradinaj në politikën kosovare po vërehet gjithnjë e më shumë.

“Kthimi i tij në Kosovë, shpresojmë, në vjeshtën e këtij viti, do të shënojë hapin e parë, kyç gjithsesi, në kthesën e madhe politike për Kosovën, e cila është e domosdoshme, nëse duam t`ia kthejmë të mirën dhe të mbarën atdheut tonë\", ka thënë Shala.

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën Operative të Dukagjinit do të rigjykohet sërish në Gjykatën e Hagës.

Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Gjykatën e themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Rreth dy vjet e gjysmë pasi ishte shpallur i pafajshëm nga gjitha akuzat për krime lufte, Haradinaj sërish ka udhëtuar vullnetarisht në Hagë, për rigjykim.

Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit që nga 21 korriku 2010. Rigjykimi i pjesshëm ndaj tre luftëtarëve të UÇK-së u shpall një ditë para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)