03 Maj 2024

Ramadan Muja me 25 mars në bankën e të akuzuarit

Prizren, 19 mars - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, të hënën e javës së ardhshme do të ulet për herë të parë në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Avokati, Ruzhdi Berisha tha se Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar 25 marsin e këtij viti, për fillimin e procesit gjyqësor ndaj Mujës.

“Po është e vërtet që me 25 mars, do të mbahet seance fillestare gjyqësore“, tha Berisha

Një prokuror i EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin - drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn - ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin - ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin - drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin - drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Avokati Ruzhdi Berisha tha për prizrenipress, se aktakuza e ngritur kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja është e pa bazë.“Unë mendoj se nuk ka bazë kjo aktakuzë kundër Mujës. Më shumë nuk mund të them asnjë fjalë”, tha shkurt Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, aktakuzën e ngritur nga EULEX-i e ka vlerësuar kryekëput politike skruan Indeksonline.

Ai ka akuzuar këshilltarin e LDK-së, Ridvan Hoxhën dhe kryeprokuroirn e Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhajn, për inicimin e të gjitha procedurave për ngritjen e aktakuzës nga EULEX-i.

“Këto procedura janë inicuar nga Ridvan Hoxha, i cili është mbështetur dhe përciellur nga Sylë Hoxhaj, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore, dhe bashkëpartiak i Ridvan Hoxhës që nga fillimi “, ka thënë Muja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)